Takimi me Trump, avioni i Putinit s’kalon nga Shqipëria. Një shtet i BE do të çel qiellin

Takimi me Trump, avioni i Putinit s’kalon nga Shqipëria. Një shtet i BE do të çel qiellin

Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 19:42 Bullgaria do të lejojë avionin presidencial të Vladimir Putinin që të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore, në mënyrë që shefi i Kremlinit të arrijë në Budapest për takimin e planifikuar midis tij dhe Donald Trump. Një zyrtar bullgar po ashtu konfirmoi se Moska ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për të lejuar avionin e Putinit të kalojë mbi shtetin ballkanik. Bullgaria nuk kufizohet drejtpërdrejt me Hungarinë. Megjithatë, të dyja vendet kufizohen me Serbinë, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën. Kalimi nëpër Bullgari do të shkurtonte ndjeshëm kohën e fluturimit të Putinit drejt Budapestit. Rruga tjetër e vetme që nuk përfshin kalimin nëpër hapësirën ajrore të BE-së ose të Ukrainës do të ishte fluturimi mbi...