Arrestimi i avokatit/ Bardhi reagon ashpër: Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit

Arrestimi i avokatit/ Bardhi reagon ashpër: Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka arritur rreth arrestimit të avokatit Uljan Bajrami.  Bardhi e cilëson arrestimin e avokatit, një tregues të qartë se Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor.  “Arrestimi i një avokati, pas një debati të tensionuar me përfaqësuesit e organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme. Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, akte të tilla janë tipare të qarta që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor.  Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të thellë nga organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor, KLP dhe KLGJ, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në precedentë që ngushtojnë hapësirat profesionale të mbrojtjes efektive së...