Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Udhëtimi i ditëlindjes që u kthye në tmerr/ E reja britanike pëson goditje në tru në Turqi, zgjohet… me theks tajlandez
Udhëtimi i ditëlindjes në Turqi i një të reje britanike, përfundoi me një problem shumë serioz shëndetësor, që i la një pasojë të çuditshme. Sipas mediave të huaja, Kathy Warren, nga Basingstoke, Hampshire, shkoi me pushime në Fethiye, Turqi, me miqtë në shtator 2024 për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Ndërsa po shkonte në darkën e ditëlindjes, ajo ndjeu marramendje dhe nuk ishte në gjendje të ecte. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët e diagnostikuan me goditje në tru. Simptoma e saj e vetme ishte dhimbja e kokës, të cilën ajo ia atribuoi vapës. Megjithatë, kjo ishte vetëm një pjesë e aventurës së saj, sepse kur u zgjua, gjërat u ndërlikuan edhe më shumë. Përveç faktit se për shkak të...