Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kandidatja e PS për Tiranën takim me mësuesit, Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare e Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve ju parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat e modernizimin e tyre. “Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija, jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë, familje, bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. “Unë besoj fort...