Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore/ Reagon familja e ish-kryeministrit: Kërkojnë në këto momente vetëm..
Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë. Sipas mjekëve Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. “Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rendë, me prognozë të rezervuar”, njofton spitali.Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.