Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ndodhet në gjendje të rëndë”, reagon spitali ku mbahet i shkruar Fatos Nano: Ka pasuar arrest kardiorespirator
Ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur spitali ku po mbahet i shtruar ish-lideri socialist. “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media. Top Channel