“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar në Kushtetutën e parë

“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar në Kushtetutën e parë

Në ceremoninë e organizuar në rastin e 35-vjetorit të Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bëra nga komisioni. Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij duke thënë se Kamioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, pasi kanë lindur në të njëjtën kohë. Më tej ai tha se ‘Venecia’ ka dhënë një kontribut të çmuar në Kushtetutën e parë shqiptare. “Komisioni i Venecias është një institucion që ka shoqëruar në vazhdimësi përpjekjen e Shqipërisë për t’u demokratizuar dhe transformuar nga një vend i sapo dalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se misioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitin...