Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
ALARM në Kukës! 49-vjeçari i hedh benzinë dyqanit: Dilni jashtë
FOTO ILUSTRUESE KUKËS-Rreth orës 15:33, në lagjen nr 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.