Lirohet avokati Ulian Barjami, që u arrestua në sallën e gjyqit gjatë mbrojtjes

Lirohet avokati Ulian Barjami, që u arrestua në sallën e gjyqit gjatë mbrojtjes

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës së mbrojtjes së klientit të tij, Maksim Suçi, pjesë e një grupi personash të arrestuar për armëmbajtje. Ai  u ndalua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, ku Barjami kundërshtoi provat e paraqitura ndaj klientit dhe deklaroi se do të kallëzonte prokurorin për falsifikim provash. Prokurori interpretoi këtë deklaratë si kanosje dhe kundërshtim ndaj tij, duke kërkuar ndalimin e avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar arrestimin si të paprecedentë dhe arbitrar, duke theksuar se fjalën e lirë të avokatit gjatë mbrojtjes gjyqësore nuk duhet të trajtohet si shkelje ligjore. gijotina.com/