Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në portin detar të Durrësit, makina përplaset me kamionin
Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion. Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi, që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën.