Sa mund të rezistojë Ukraina nëse ndalojnë furnizimet ushtarake amerikane?

Sa mund të rezistojë Ukraina nëse ndalojnë furnizimet ushtarake amerikane?

Nga Gianluca Di Feo, la Repubblica Dhurimi falas i pajisjeve ushtarake ka përfunduar në fillim të verës, por presioni i Shtëpisë së Bardhë për të gjetur një zgjidhje të konfliktit mund të sjellë bllokimin edhe të shitjeve të armëve. Një perspektivë që ngarkon Europën dhe disa pak vende të tjera, Kanada dhe Australi, me peshën për të mbështetur rezistencën e Kievit. Statistikat e fundit të Institutit Kiel, që është bërë termometri i kontributit perëndimor ndaj qeverisë Zelensky tregojnë se edhe BE-ja dhe Britania e Madhe kanë ulur fondet. Në korrik dhe gusht kanë rënë nga 3.85 miliardë euro për 2024 në 1.65 miliardë, me një rënie prej 57 për qind. Ka kryesisht një problem: Ukraina ka nevojë për bateritë më të fundit të mbrojtjes ajrore...