Të dërguarit e Trump në Izrael, takime me qeverinë për ruajtjen e armëpushimit në Gaza

Të dërguarit e Trump në Izrael, takime me qeverinë për ruajtjen e armëpushimit në Gaza

I dërguari special amerikan, Steve Uitkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner janë rikthyer në Izrael pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Gaza. Të dy diplomatët po mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit që Izraeli e vuri në pikëpyetje një ditë më parë, kur sulmoi sërish Gazën dhe la të vdekur të paktën 26 persona. Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hamasit në të gjithë enklavën, duke përfshirë komandantë në terren, persona të armatosur, një tunel dhe depo armësh, pasi militantët lëshuan një raketë antitank dhe qëlluan mbi trupat e saj, duke vrarë ushtarët. Pas sulmeve, Izraeli por edhe vetë presidenti Trump thanë faza e parë e marrëveshjes vijon të jetë në fuqi. Uitkoff dhe Kushnerit do t’iu bashkohet në Izrael të martën edhe...