Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në mbështetje të grevistëve/ Humb ndjenjat punonjësi i naftës në Marinzë
Humb ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “ Bankers” i cili i është bashkuar grevës me bojkot pune. Josif Lino, me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qendrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Në ditën e 6-të të grevës së urisë , jo vetëm 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës. Lino mbështet kolegët në këtë protestë. Ai ka qënë në ambientet para godinës së sindikatës ku zhvillohet protesta, nuk është ndier mirë....