IRAN – Khamenei refuzon kërkesën e Trump për bisedime të reja

IRAN – Khamenei refuzon kërkesën e Trump për bisedime të reja

Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 15:51 Udhëheqësi suprem i Iranit,  Ayatollah Ali Khamenei,  ka refuzuar kërkesën e presidentit të SHBA-së,  Donald Trump,  për rifillimin e bisedimeve bërthamore,  duke kundërshtuar pretendimet amerikane për shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore iraniane. Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde negociatash të tërthorta për çështjen bërthamore,  të cilat përfunduan me një përshkallëzim të dhunshëm: një luftë ajrore 12-ditore në qershor,  ku SHBA-ja dhe Izraeli bombarduan objektiva iraniane. Khamenei reagoi ashpër ndaj deklaratave të Trump: “Nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, nuk është marrëveshje,  por imponim dhe intimidim.” Javën e kaluar,  Trump propozoi para parlamentit izraelit mundësinë e një “marrëveshjeje paqeje” me Iranin,  pas armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Khamenei e hodhi...