KIEV – Zelensky: Kontratë për blerjen e 25 sistemeve “Patriot”

KIEV – Zelensky: Kontratë për blerjen e 25 sistemeve “Patriot”

Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 16:12 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin një kontratë për furnizimin e vendit me 25 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”,  një hap strategjik për përforcimin e mbrojtjes kundër bombardimeve ajrore ruse. Zelensky e cilësoi sistemin “Patriot” si mjetin më efektiv për mbrojtjen nga raketat balistike,  të cilat udhëtojnë me shpejtësi shumëfish të zërit. Ai theksoi se furnizimi do të shtrihet në disa vite dhe se Ukraina po kërkon përparësi në listën e pritjes nga disa shtete evropiane që kanë kontrata ekzistuese me prodhuesit e sistemit. “Besoj se kjo është një histori shumë e mirë – jo e lehtë, por afatgjatë,”  tha Zelensky. Presidenti ukrainas u shpreh i gatshëm të marrë pjesë...