Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lamallari: Qëndrimi i zgjatur në paraburgim është padrejtësia më e madhe
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e mbajtur në Konferencën për 30 vjetorin e partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias, tha ndër të tjera se sot vendi ynë ka një sistem drejtësie që po ngrihet mbi themele të forta të pavarësisë dhe integritetit, me gjykata dhe prokurori të posaçme produkt i kësaj reforme që për herë të parë në historinë e shtetit të pavarur shqiptar, kanë patur mundësinë reale të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë njerëz me pushtet. “Besimi në rritje i qytetarëve tek këto institucione është treguesi më i fortë i vlerësimit që kemi bërë gjënë e duhur dhe do të vijojmë ta mbështesim reformën në drejtësi, duke synuar konsolidimin e mëtejshëm të të gjithë hallkave të kolanës...