“Për Izraelin është e dobishme të ketë një kundërshtar si Hamasi, ndryshe nga Fatahu”

“Për Izraelin është e dobishme të ketë një kundërshtar si Hamasi, ndryshe nga Fatahu”

Nga Dany Moudallal, L’orient-le Jour Në një kohë kur Hamasi kërkon të mos duket i dobësuar pas dy vitesh lufte shkatërruese në Gaza, Autoriteti Palestinez nga ana tjetër duket i paaftë të reformohet, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në një krizë legjitimiteti dhe besueshmërie. Kjo ndodh ndërkohë që çështja e një shteti palestinez nuk ka qenë ndonjëherë më shumë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në dekadat e fundit, veçanërisht përballë zgjerimit të ambicieve koloniale izraelite në Bregun Perëndimor. Kush, brenda lëvizjes kombëtare palestineze, mund të përfitojë nga fitoret diplomatike që sollën valët e fundit të njohjes së Palestinës dhe ta çojë përpara sovranitetin palestinez? Gazeta “L’Orient-Le Jour” bisedon me Hussein Ibish, studiues në Institutin e Shteteve të Gjirit Arab. Cili është sot popullariteti...