Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…

Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Maliqit, Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e MZSH e që më pas ka shkuar menjëherë një vendngjarje, aty ku një banesë u përfshi nga flakët. Sipas tij, 40 vjeçarja Merjeme Hazisllari dhe djali i saj 14 vjeçar të cilët ndërruan jetë, kanë pasur shumë pak djegie ndërkohë vajza 6 vjeçare ka më shumë. Përgjegjësi i zjarrfikëses nuk përjashton mundësinë që vdekja e nënës dhe djalit ka ardhur nga asfiksia. Më tej, ai shton se në vendngjarje janë gjetur prova materiale që tregojnë edhe shkakun e rënies së zjarrit në dhomën e ndenjes së familjes Hazisllari. “Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur...