Tragjedia në Maliq, nënë e bir humbën jetën, përcillen sot për në banesën e fundit

Tragjedia në Maliq, nënë e bir humbën jetën, përcillen sot për në banesën e fundit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, nënës dhe djalit të saj të mitur, Merjeme dhe Luka Azisllari, të cilët humbën jetën dje pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në Maliq. Kryefamiljari, Valentino Azisllari, përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ceremonia e varrimit do të mbahet sot pasdite, ora 15:00. Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar dhe vajza e mitur, vetëm 6 vje֛çe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia. Menjëherë pas njoftimit, në...