Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Në aeroportin e Vlorës u prishën pazaret”, Berisha: Kontratë ultrakorruptive, inxhinieri i pistës është arratisur në Britani
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha kontrata e ndërtimit të aeroportit të Vlorës është korruptive dhe përmendi faktin se qeveria ka marrë përsipër të paguajë deri 9 milionë euro në vit nëse nuk arrihet numri i parashikuar i pasagjerëve. Duke folur në një konferencë për shtyp ai deklaroi se shifrat që përfiton koncensionari nga kjo kontratë arrijnë në 700 milionë euro për 35 vjet. “Kontrata parashikon që qeveria shqiptare të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Sipas kësaj kontrate ultrakorruptive, qeveria do i paguajë çdo vit mbi 9 milionë euro koncesionarit, dhe mundet edhe më shumë. Qeveria pra, shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 milionë euro. Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka...