Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama: Kontributi i Komisionit të Venecias vendimtar për reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin thelbësor të Komisionit të Venecias në proceset e rëndësishme të reformimit institucional në Shqipëri, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Gjatë fjalës së tij në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama theksoi se ky institucion ka qenë një udhërrëfyes i pandarë në rrugëtimin e vendit drejt konsolidimit demokratik. “Pa Komisionin e Venecias, vettingu do të kishte qenë i pamundur. Deri në momentin e opinionit të tij, procesi kishte kundërshti edhe nga rrethe ndërkombëtare profesionale,” u shpreh Rama, duke nënvizuar ndikimin vendimtar të këtij institucioni në legjitimitetin e reformës në drejtësi. Ai kujtoi gjithashtu kontributin e Komisionit në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998, si dhe...