Përplasen dy automjete në bypassin e Fierit, plagoset pasagjerja

Përplasen dy automjete në bypassin e Fierit, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Ford dhe një Range Rover. Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip Ford. E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.