Trump: Të ndahet rajoni i Donbasit. Presidenti amerikan me propozim të ri para takimit me Putin

Trump: Të ndahet rajoni i Donbasit. Presidenti amerikan me propozim të ri para takimit me Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është copëzimi i Donbasit, një rajon që është aktualisht i pushtuar nga Rusia në pjesën më të madhe të tij. Deklaratën Trump e bëri duke folur për gazetarët nga bordi i avionit Air Force One. “Le të copëtohet ashtu siç është. Është i ndarë tashmë. Le ta lëmë ashtu siç është. Ata mund të negociojnë diçka më vonë por tani për tani, të dyja palët në konflikt duhet të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi, të ndalojnë së luftuari, dhe të ndalojnë së vrari njerëz”, tha Trump. Komentet e Trump vijnë pas një takimi të tensionuar me presidentin ukrainas në Shtëpinë...