Gjysmë miliardë lekë të ardhura, shtohet interesi i turistëve në sitet kulturore dhe historike

Gjysmë miliardë lekë të ardhura, shtohet interesi i turistëve në sitet kulturore dhe historike

Turizmi kulturor në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë periudhës janar–shtator 2025, 1,2 milionë persona kanë zgjedhur të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore në vend. Ky interes në rritje tregon se publiku po e vlerëson gjithnjë e më shumë historinë, arkeologjinë dhe identitetin kulturor të Shqipërisë. Në total, 538,508 vizitorë kanë frekuentuar parqet arkeologjike, 364,504 kanë vizituar muzetë, ndërsa 356,762 kanë zgjedhur kalatë dhe monumentet historike. Përveç rritjes së numrit të turistëve, është shtuar ndjeshëm edhe përfitimi ekonomik nga ky sektor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit, të ardhurat e përfituara nga vizitat në sitet kulturore kanë arritur në 517 milionë lekë....