Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion prej 12 ditësh
fatos nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, prej 12 ditësh, për shkak të problemeve shëndetësore. Nano është shtruar në reanimacion që prej 8 tetorit, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë. Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë dhe themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.