“Shqipëria një hap përpara BE-së”! Identiteti digjital, Rama: Do jetë realitet në fillim të vitit 2026

“Shqipëria një hap përpara BE-së”! Identiteti digjital, Rama: Do jetë realitet në fillim të vitit 2026

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot iniciativën e re për Identitetin Digjital, që do të jetë në dispozicion të publikut në fillim të vitit të ardhshëm. Në prezantimin zyrtar, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë një vitë përpara Bashkimit Europian, pasi BE ka caktuar si afat vitin 2027.  "Një tjetër moment i shumë pritur dhe mirëpritur se prej disa kohësh jemi angazhuar me shumë dëshirë por edhe me ambicie si gjithmonë për të krijuar identitetin dixhital, i cili është baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut dhe të raportit mes qytetarit e shtetit dhe të ekonomisë tonë në fillim të...