Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dënohet me 7 vite burg, por ish-drejtoresha e Kadastrës nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar këtë të hënë, më 20 tetor, me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashin. Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-zyrtaren zbret në 4 vite e 8 muaj burg. Por pavarësisht kësaj, Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i saj do të konvertohet në 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës.