Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ndarja e Donbasit do të sjellë fundin e luftës”/ Trump presion Zelenskyt, presidenti ukrainas: Asnjë shpërblim për terroristët
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur debat ndërkombëtar me deklaratat e tij më të fundit mbi luftën në Ukrainë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit tha Trump, do të ishte ndarja e rajonit Donbas, në mënyrë që pjesa më e madhe e tij të mbetej nën kontrollin rus. “Të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi dhe të ndalojnë së vrari njerëz”, u shpreh Trump para gazetarëve. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas një takimi të tensionuar me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësi ukrainas kishte shpresuar të siguronte raketat Tomahawk, armë me rreze të gjatë veprimi që do t’i jepnin Ukrainës avantazh strategjik kundër forcave ruse. Megjithatë, Zelensky u largua pa asnjë marrëveshje. Gjatë takimit,...