Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulm i rëndë në Itali! Autobusi goditet me gurë pas ndeshjes së basketbollit, vritet shoferi, reagon Meloni
Foto nga vendngjarja ITALI- Një sulmi tronditës ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Rieti-Terni, ku një 65-vjeçar, Raffaele Marianella, shofer autobusi me origjinë nga Roma, por banues në Firence, humbi jetën pasi autobusi i tifozëve të ekipit të basketbollit të Pistoias u sulmua me gurë dhe tulla nga disa persona. Sipas ANSA, deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por hetimet vazhdojnë intensivisht nga Skuadra Fluturuese e Rietit dhe njësia speciale DIGOS, të cilat kanë marrë në pyetje rreth dhjetë tifozë të pranishëm në tribunën e ekipit vendas Sebastiani Basket Rieti. Ngjarja ndodhi pas ndeshjes së vlefshme për kategorinë Serie A2, ku Sebastiani Rieti priti Estra Pistoia në stadiumin PalaSojourner. Autobusi që transportonte rreth 45 tifozë toskanë u sulmua afër kryqëzimit Contigliano (Rieti), teksa po kthehej në...