Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, që hodhi poshtë pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij. Sipas komunikimit zyrtar të gjykatës, “me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, është shqyrtuar çështja penale nr. 240 akti, regjistruar më 14.10.2025, mbi ankimimin e Veliajt, i cili kërkonte pavlefshmërinë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Gjykata e Apelit, duke iu referuar vendimit të shpallur sot, thekson se “vendosi lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të...