Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I kërkuar në Norvegji për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet në Morinë kosovari
Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze, i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe plagosje. Gjatë kontrolleve të detajuara në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të masave për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë, shkruan A2 CNN. Pas verifikimeve të kryera dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi ndaj tij Gjykata Lokale Sor Rogaland ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.