Suat Shaqiri bëhet kryetari i parë shqiptar në Komunën e Çashkës

Suat Shaqiri bëhet kryetari i parë shqiptar në Komunën e Çashkës

Për herë të parë në historinë e Komunës së Çashkës në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar është zgjedhur kryetar komune. Suat Shaqiri, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar garën në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Shaqiri ka marrë 50.71% të votave, duke siguruar postin pa pasur nevojë për balotazh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i AKI-së, Arbër Ademi, tha se kjo fitore shënon një moment historik: “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës”. “Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi sipas Alsat. Fitorja...