Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 33 komuna shkojnë në balotazh

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 33 komuna shkojnë në balotazh

Procesi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025 ka prodhuar këto rezultate pas raundit të parë të votimit: 33 komuna shkojnë në balotazh. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), 44 komuna kanë zgjedhur tashmë kryetarin e tyre, ndërsa në 33 të tjera do të mbahet raundi i dytë. Ndërkohë, në tri komuna, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, votimi i raundit të parë do të përsëritet, për shkak të pjesëmarrjes së ulët që nuk e ka kaluar pragun e nevojshëm për vlefshmërinë e zgjedhjeve. Komunat ku janë zgjedhur kryetarët që në raundin e parë janë: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kevadar, Karabinci, Novo Sellë,...