Zelensky i gatshëm të takohet me Trump dhe Putin në Budapest

Zelensky i gatshëm të takohet me Trump dhe Putin në Budapest

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë. “Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv NBC më 19 tetor. “Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”. Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e “negociatave të vërteta për paqe” dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës. Zelensky ka bërë thirrje për rritje...