Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në burg prej shkurtit/ Kërkoi pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, pasi kërkoi pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Dorjana Bezat. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi: – Lënien në...