Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’u mbyllur atyre gojën. Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë. Ai theksoi se kishte menduar se avokati mund të kishte reaguar me dhunë apo të kishte humbur kontrollin, por deklaroi se, sipas tij, pamjet filmike e përgënjeshtrojnë këtë pretendim. “Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e...