Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia që i mori jetën nënës dhe djalit në Maliq, flet shefi i shërbimit zjarrfikës: Kemi dy versione, soba me dru ose…
Një ngjarje tragjike tronditi Maliqin mesditën e së dielës, kur një zjarr përfshiu një banesë, dukje i marrë jetën 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka, ndërsa e bija e mitur u transportua në gjendje të rëndë në QSUT. Shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq, Sadik Halili, tregoi pistat e mundshme të ngjarjes, duke u shprehur se një version është soba me dru, ndërsa tjetra janë disa fije shkrepëse që u gjetën në dysheme. “Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13:30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për një minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe...