Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit, që reformoi muzikën shqiptare

Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit, që reformoi muzikën shqiptare

Nga Julia Vrapi Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit të shquar. Një jetë të tërë kushtuar muzikës, emrin e tij e mban një krijimtari e madhe muzikore, ndërsa mbrëmjet muzikore janë dhe ndër më të veçanta në aktivitetin artistik këtë tetor. Në kuadrin e 90-vjetorit të lindjes së kompozitorit Feim Ibrahimi, fondacioni “Feim Ibrahimi” zhvillon dy mbrëmje të veçanta, të cilat i dedikohen veprës së kompozitorit që reformoi muzikën shqiptare. Dy koncertet do të realizohen në bashkëpunim me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi” të Gjirokastrës, respektivisht në datat 21 dhe 23 tetor, në sallën “Tonin Harapi” dhe në teatrin “Zihni Sako”, ku siç thuhet në njoftimin rreth këtyre dy mbrëmje muzikore, kryefjala...