Ekspozimi i bankave ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ngelet i ulët

Ekspozimi i bankave ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ngelet i ulët

Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit ishte në nivele të ulëta. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti treguesi i pozicionit neto të hapur valutor të sektorit bankar, që përdoret për të vlerësuar këtë rrezik, ishte “në blerje” në nivelin 5.6% të kapitalit rregullator.Niveli i këtij pozicioni ishte rreth 1 pikë përqindjeje më i lartë në krahasim me gjashtë muaj dhe një vit më parë, megjithatë ai qëndron dukshëm nën kufirin maksimal rregullator. Gjatë 6-mujorit 2025, ky pozicion nuk ka treguar luhatje të rëndësishme, duke mbetur pranë vlerave të vitit të fundit.Pozicioni neto i hapur valutor për çdo monedhë të huaj (ose në ar) llogaritet si diferencë midis aktiveve dhe pasiveve në monedhë të...