Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Naim Frashëri, “apostull i shqiptarizmës”, poeti i madh i Rilindjes, zëri që kumbon ende në vetëdijen tonë kombëtare
Nga Albert Vataj Naim bej Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900) është një nga figurat më ndriçuara dhe përfaqësuese të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, themelues i letërsisë kombëtare dhe udhërrëfyes shpirtëror i vetëdijes sonë kombëtare. Poet i ndjenjës dhe i mendimit, mendimtar humanist, përkthyes, hartues tekstesh shkollore e ideolog i arsimit kombëtar, Naimi mishëroi në një jetë të vetme gjithë frymën e rilindjes shqiptare – dritën e dijes, dashurinë për gjuhën dhe përkushtimin ndaj atdheut. Në shërbim të Perandorisë Osmane, por me shpirt e mendje të përkushtuar ndaj çështjes shqiptare, ai arriti të shquhet si një urë midis Lindjes e Perëndimit, midis besimit dhe arsimit, midis poezisë dhe filozofisë. Gjatë jetës së tij la pas 22 vepra në katër gjuhë – shqip,...