Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tare: Qeveria pa strategji, trashëgiminë kulturore e kanë lënë në mëshirë të fatit
Auron Tare, specialist i trashëgimisë kulturore foli mbi braktisjen totale të trashëgimisë nga institucionet shtetërore, ku u shpreh se ajo po shkatërrohet përditë nga neglizhenca, paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë. Tare theksoi se trashëgimia dhe turizmi janë çështje kombëtare, por në Shqipëri trajtohen pa asnjë prioritet. Ai denoncoi mungesën e reformave serioze, shkatërrimin e ekipeve të specializuara, si dhe fakton se në vend nuk ka më restauratorë apo administratorë profesionistë të trashëgimisë. Sipas tij, qeveria shqiptare po dështon të mbrojë një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, ndërkohë që vendet si Greqia dhe Italia fqinjët tanë janë shembuj të suksesshëm se si trashëgimia kthehet në vlerë ekonomike dhe identitare. Pjesë nga deklarata: Unë mendoj që çështja e trashëgimisë ka kohë që është në...