Tragjedia në Maliq, fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna nxori vajzën dhe u rikthye për djalin, por humbën jetën të dy

Tragjedia në Maliq, fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna nxori vajzën dhe u rikthye për djalin, por humbën jetën të dy

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku një 40-vjeçare  dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj, L. Azizllari. Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup. Gazetari i “Vizion Plus”, Tonin Frroku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Live në Mëngjes” nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, ndau detaje të reja mbi ngjarjen. Sipas tij, dy fëmijët ishin vetëm në banesë dhe dyshohet se po luanin me shkrepëse në momentin kur shpërtheu zjarri. Nëna ndodhej te fqinjët...