Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump paralajmëron Zelensky-n: Hiqni dorë nga Donbasi, përndryshe Putin do t’ju shkatërrojë!
“Nëse Putin do, të shkatërron.” Kjo ka qenë një nga deklaratat më dramatike gjatë takimit të zhvilluar tri ditë më parë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjatë bisedës, Trump ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë, duke i bërë presion Kievit që të pranojë kushtet e paqes të propozuara nga Kremlini, që përfshin dorëzimin e të gjitha territoreve të pretenduara nga Rusia, përfshirë Donbasin dhe Donetskun. Një skenar që për Ukrainën do të përbënte kapitullim të plotë, jo kompromis, shkruan La Repubblica. Presioni amerikan u shoqërua edhe me një mesazh të qartë nga Uashingtoni: “Nuk mund t’i japim Ukrainës të gjitha armët tona. Thjesht nuk mund ta bëjmë. Kam qenë shumë i mirë me Zelensky-n dhe Ukrainën, por nuk mund ta vë...