Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prej disa ditësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve të ‘Bankers’
greva-vendngjarje FIER- Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ janë prej më shumë se 5 ditësh në grevë urie, kompania ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, por sindikata insiston në rritjen e pagave mujore. 10 anëtarë të Këshillit Sindikal në Marinzë kanë vijuar grevën në zyrat e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, ndërsa gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve është përkeqësuar ndjeshëm. Grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramendje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione, ndërsa tre prej tyre kanë marrë injeksione. Mjekët që kanë mbërritur për të monitoruar situatën iu kanë ardhur në ndihmë grevistëve. Grevistët janë të vendosur të mos tërhiqen pavarësiht gjendjes së rënduar fizike. Ata kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania...