Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestimi i avokat Barjamit, Dhoma e Avokatëve bllokon nga sot deri më 25 tetor të gjitha seancat gjyqësore!
Ulian Barjami TIRANË- Duke nisur nga sot, 20 tetor, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur bojkot pesëditor të të gjitha seancave gjyqësore penale. Bojkoti, në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, do të zgjasë deri më datë 25 tetor. Bojkoti nuk do të prekë seancat që kanë afate procedurale dhe ato për masat e sigurimit, me qëllim që të mos dëmtohen të drejtat e të pandehurve. Vendimi për bojkot u njoftua të dielën nga Dhoma e Avokatisë, duke e cilësuar ndalimin e Barjamit si një shkelje serioze dhe të papranueshme të pavarësisë së avokatit. Një sërë reagimesh kanë ardhur pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u kallëzua nga prokurori Gjergji Ceka. Ky i fundit pretendon se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim...