Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Investime të reja për Rajonin Nr. 2, kryebashkiaku Llatja zbulon projektet që po nisin në Elbasan
Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje vijon në Rajonin Nr. 2 të Bashkisë Elbasan, ku banorët patën mundësinë të shprehin prioritetet dhe nevojat e komunitetit të tyre. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputetja Aulona Bylykbashi, të cilët theksuan rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe në planifikimin e investimeve publike. Kryetari Gledian Llatja bëri një përmbledhje të investimeve të realizuara dhe atyre në proces, duke përmendur ndërhyrjet në rrugë, kanalizime, sistemin e fasadave me kapot në pallate, ndërtimin e terreneve sportive dhe hapësirave të gjelbra, si edhe hapjen e qendrës së parë për të moshuarit. Ai gjithashtu njoftoi për projektet në zhvillim, duke theksuar se, “ Shkolla ‘Onufri’, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht, e cila ishte edhe një...