Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Banorët e Treganit vendosin prioritetet e investimeve përmes buxhetimit me pjesëmarrje
Në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputetja Evis Kushi zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Tregan. Takimi u mbajt në ambientet e shkollës së re “Jonuz Carçiu”, një nga investimet më të rëndësishme të realizuara në këtë zonë.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar investime të konsiderueshme në këtë njësi.“Vetëm në këto dy vite, në Tregan kemi realizuar mbi 2 milionë euro investime në infrastrukturë shkollore dhe rrugore,” u shpreh ai.Duke u ndalur fillimisht te shkolla “Jonuz Carçiu”, ku u zhvillua edhe takimi, ai shtoi se “kjo shkollë ka qenë një nga kërkesat më të shumta të banorëve. Ishte një shkollë problematike për shumë vite, por...