Kërcënoi prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore në sallë, prangoset avokati në Elbasan, Dhoma e Avokatisë…

Kërcënoi prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore në sallë, prangoset avokati në Elbasan, Dhoma e Avokatisë…

Një avokat, është arrestuar pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:20, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin e çështjes së klientit të tij, si dhe oficerët që kanë kryer veprime hetimore. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale U.B., një avokat i cili nuk ka precedent penal të mëparshëm. Sipas informacioneve, e gjithë ngjarja nis më 17 tetor, në sallën e gjyqit numër 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Aty po zhvillohej dhe seanca për “Vlefshmërinë e arrestit dhe caktimin e masave të sigurimit”, për shtetasin M.S., alias M.L. Ka qenë avokati, i cili në sallën e gjyqit ka kërcënuar prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore lidhur...