Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
6 vrasje, 12 atentate të dështuara, kokainë dhe para të pastruara në ndërtim, SPAK mbyll hetimet për grupin “Çopja”…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi këtë fundjavë se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, grupin e Çopjave. SPAK akuzon, Franc dhe Hajdar Çopjan si kryetarët e organizatës kriminale “Çopja”, si dhe 31 persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë organizatë. Të akuzuarit e tjerë janë: Mikael Qosja, Talo Çela, Altin Ndoci, Arzen Mama, Eljo (Ervis) Bitri, Maksim Koçi, Dashnor Dumani, Ado Xhika, Arzen Hysa Çopja Xhimi Hoxha, Guri Biba, Leonardo Ramani, Ervis Daka, Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) Altin Kamami, Martin Musaj, Agustin Çinari, Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika, Klajdi Merkaj, Armis Stafa, Renato Musaku, Rexhino Doçi, Matilda Hoxholli, Pajtime...