Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Akullnajat në rrezik: Zvicra Humbet 3% të masës së akullit në vetëm një vit
Ndryshimet drastike të motit janë kthyer në një problem global. Sipas Shërbimit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave, akullnajat e Zvicrës janë shkrirë ndjeshëm gjatë 12 muajve të fundit, duke shënuar reduktimin e katërt më të madh të vëllimit të akullit të regjistruar ndonjëherë. Një dimër me pak reshje bore, veçanërisht në pjesën verilindore të Alpeve Zvicerane, i ndjekur nga temperatura të larta në korrik dhe gusht, rezultoi në humbjen e 3% të masës totale të akullit të akullnajave. “Këtë vit akullnajat kanë humbur 3% të vëllimit. Kjo është vërtet shumë. Megjithatë, nuk është si në vitet ekstreme të vitit 2022 dhe 2023, por përshpejtimi i shkrirjes së akullnajave është në rritje. Nëse shikojmë vetëm 10 vitet e fundit, kemi humbur një të katërtën e vëllimit...